Në fshatin Makermal të Skenderajt ka ndodhur një aksident trafiku ku janë përfshirë dy vetura.
Si pasojë e këtij aksidenti, janë lënduar gjashtë (6) persona, 4 prej tyre meshkuj K/Shqiptarë dhe dy (2) femra K/Shqiptare.
Në mesin e të lënduarve është edhe shoferi i cili dyshohet të jetë shkaktar i aksidentit.
Të gjithë të lënduarve u është dhënë ndihma mjekësore në spitalin rajonal në Mitrovicë dhe pastaj janë dërguar për trajtim të mëtejmë në QKUK. /Telegrafi/
Foto: Ilustrim