Telegrafi

Aksident në Shupkovc, lëndohen tre persona (Foto)

Në magjistralen Mitrovicë-Vushtrri, më saktësisht në fshatin Shupkovc ka ndodhur një aksident në orët e para të mëngjesit ku kanë marrë lëndime tre persona, dy drejtuesit e veturave dhe një pasagjer.

Këtë e ka konfirmuar për Klan Kosovën, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Ai ka bërë të ditur se në këtë aksident janë përfshirë dy vetura civile derisa ka thënë se shkaktar i këtij aksidenti konsiderohet njëra nga veturat që po vinte në drejtim të kundërt që sipas tij ka humbur kontrollin në rrethana të pasqaruara.