Telegrafi

Aksident në Shtip, lëndohet një 29-vjeçar

Dje në rrugën “Bregallniçka” në Shtip automjeti “Opel Vectra” me targa të Kriva Pallankës, drejtuar nga K.I. (64) nga Shtipi ka dalë nga rruga.

Në aksident lëndime të rënda ka marrë bashkudhëtari D.J. (29) nga Strumica, ndërsa shoferi ka marrë lëndime të lehta të konstatuara në Spitalin Klinik në Shtip.

Në vendin e ngjarjes ekspertizë kanë kryer policia e SPB Shtip./Telegrafi/