Një aksident fatal është regjistruar këtë të dielë në aksin rrugor Memaliaj-Krahës të Gjirokastrës.
Siç bën me dije policia, tri automjete janë përplasur me njëra-tjetrën e për pasojë ka ndërruar jetë një pasagjere, kurse dy persona të tjerë kanë mbetur të plagosur.
Këta të fundit janë dërguar në spital për të marrë ndihmën mjekësore, por fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën.
“Rreth orës 11:45, në aksin rrugor “Memaliaj-Krahës”, janë përplasur automjeti me drejtues shtetasin A. M. me automjetin me drejtues shtetasin L. M.. Nga përplasja janë dëmtuar 2 drejtuesit e automjeteve dhe 1 pasagjere ende e paidentifikuar. Si pasojë e dëmtimeve, shtetasja ka humbur jetën, ndërsa 2 drejtuesit e automjeteve janë në kujdesin e mjekëve. Po punohet për identifikimin e shtetases që ka humbur jetën dhe për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, njoftojnë blutë./tvklan.al