Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmë në bulevardin “Aradhat Partizane” në Shkup.
Në aksident kanë marrë pjesë një automjet i ndihmës së shpejtë të spitalit privat “Neuromedika”, që ka bartur pacientë dhe një makinë e tipit “Mercedes”.
Sipas informacioneve të para, në aksident janë lënduar një këmbësor, shoferi i makinës “Mercedes” dhe pacientë që ka qenë në automjetin e ndihmës së shpejtë.
Pritet që MPB të jep më shumë detaje gjatë ditës së sotme për këtë aksident./Telegrafi/