Telegrafi

Aksident në Shkup, një veturë ka goditur një këmbësor

Sot (03.08.2024) në ora 00:40 në SPB Shkup është raportuar se në rrugën që lidhë “Butelska” me bulevardin “Hristijan Todorovski Karposh” në Shkup, automjeti “Volkswagen” me targa të Shkupit, i drejtuar nga I.K.(31) nga Shkupi, ka goditur këmbësorin B.P.(36) nga Shkupi.

Në aksident këmbësori ka pësuar lëndime të rënda të konstatuara në Kompleksin klinik “Nënë Tereza”, ndërsa shoferi ka pësuar lëndime trupore të konstatuara në Spitalin e Përgjithshëm të qytetit “Shën Naum i Ohrit”.

Në vendin e ngjarjes kontroll ka kryer ekipi policor nga SPB Shkup./Telegrafi/