Telegrafi

Aksident në Shkup, makina përplaset për shtyllën elektrike

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mbrëmë vonë në Shkup. Sipas informacioneve të TV21, një BMW me targa të Shkupit është përplasur në shtyllë në bulevardin Boris Trajkovski në Kisella Vodë.

Sipas informacioneve fillestare, shoferi i cili drejtonte veturën ka pësuar lëndime të rënda dhe me urgjencë është transferuar në klinikat e Shkupit. Për momentin nuk ka të dhëna shtesë për gjendjen e tij shëndetësore.

Zjarrfikësit kanë marrë pjesë në shpëtimin dhe nxjerrjen e shoferit, i cili për shkaqe të panjohura ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga bulevardi.

Policia ka kryer kontroll në vendngjarje, ndërsa sot pritet të ketë detaje për këtë aksident.