Site icon Telegrafi

Aksident në Shkup, lëndohet një shtetase bullgare

L.I.Z (70) nga Bullgaria, është lënduar rëndë në një aksidet që ka ndodhur dje rreth orës 10:30 në rrethrrotullimin “Nënë Tereza” në Shkup. Siç njoftojnë nga MPB, aksidentin e ka shkaktuar Z.V.Z (78) nga Sofja, duke drejtuar makinën “Audi A6” me targa bullgare, në të cilën ka qenë edhe L.I.Z, drejtuesi i makinës ka humbur kontrollin, ka dalur në anën e djathtë të korsisë dhe është rrokullisur, përcjell Telegrafi Maqedoni/

L.I.Z me makinën e Ndihmës së Shpejtë është dërguar në Qendrën për urgjencë në Shkup dhe pas ndihmës së dhënë me kërkesë të saj është transferuar në Bullgari./Telegrafi/

Exit mobile version