Site icon Telegrafi

Aksident në Shkup, lëndohet një person

Një djalë 22-vjeçar nga Shkupi mbrëmë vonë është lënduar, kur motori i tij është përplasur me një veturë në kryqëzimin e rrugëve “Bertrand Rassel” dhe rrugës “Nikolai Ostrovski” në Shkup.

Pas aksidentit me ambulancën e ndihmës së shpejtë M.B. u transferua në kompleksin e Klinikës “Nënë Tereza”, ku u konstatua se ka marrë lëndime të rënda trupore.

Ekspertizë në vendin e ngjarjes kanë bërë ekipet policore nga SPB-Shkup./Telegrafi/

Exit mobile version