Telegrafi

Aksident në Shkup, lëndohet një motoçiklistë

Mbrëmjen e djeshme në ora 23:15 në SPB Shkup është raportuar se në bulevardin “Kiro Gligorov” në Shkup, 23-vjeçari K.S. nga Shkupi, duke drejtuar motoçikletën “Jijing” me targa të Shkupit, ka rënë në rrugë, njoftojnë nga MPB.

Në aksident shoferi ka pësuar lëndime të rënda trupore, të konstatuara në Kompleksin Klinikë “Nënë Tereza”.

Në vendin e ngjarjes është kryer kontroll nga ekipi inspektues i SPB Shkup./Telegrafi/