Telegrafi

Aksident në Shkup, lëndohet një i mitur

Foto: Ilustrim

MPB-ja njofton se dje në ora 19:30 në SPB Shkup është raportuar se rreth orës 15:15 në rr. “Luka Gerov” në Shkup, një automjet ka goditur një të mitur dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.

I mituri ka pësuar lëndim të rëndë trupor, të cilat janë konstatuar në Kompleksin Klinikë “Nënë Tereza”.

Në vendin e ngjarjes kontroll kanë kryer policia nga SPB Shkup dhe po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit./Telegrafi/