Telegrafi

Aksident në Shkup, lëndohen tre persona

Mbrëmë në ora 20:30 në SPB Shkup është raportuar se në rrugën “Aleksandar Urdarevski” në Shkup, ka dalë nga rruga automjeti i pasagjerëve “Fiat Stilo” me targa të Shkupit i drejtuar nga M.P.(27).

“Në aksident M.P. ka pësuar lëndime të rënda trupore, ndërsa në Spitalin e Përgjithshëm të qytetit “Shën Naum Ohri” u janë konstatuar lëndime trupore edhe B.P (49) dhe një pasagjeri të mitur, të dy nga fshati Kuçevishtë”.

“Kontroll është kryer nga ekipi inspektues nga SPB Shkup”, thonë nga MPB.