Telegrafi

Aksident në Shkup, lëndohen katër persona

Nga MPB informojnë se dje ka ndodhur një aksident në kryqëzimin e rrugës “Vojvoda Vasil Çaklakarov” dhe rrugës “Gjorçe Petrov” në të cilën janë përfshirë një motoçikletë “Kavasaki” e drejtuar nga R.P. (25) nga Shkupi dhe motoçiklet “Honda” e drejtuar nga një policë zyrtar, dhe një veture “Seat Ibiza” me targa të Shkupit e drejtuar nga M.M. nga Shkupi, ndërsa në aksident është përfshirë edhe një këmbësorë (52) nga Shkupi.

Të gjithë të përfshirët në aksident kanë marrë lëndime të lehta trupore dhe janë dërguar në Klinikën “Nënë Tereza”.

Ekspertizë në vendin e ngjarjes kanë bërë ekipet e SPB Shkup./Telegrafi/