Site icon Telegrafi

Aksident në Shkup, lëndohen dy persona

MPB njofton se dje në Shkup ka ndodhur një aksident trafiku, në të cilin janë lënduar dy persona.

“Dje në orën 16:30 në SPB Shkup është raportuar se në rrugën “11 tetori” në Shkup, një motoçikletë “Honda” me targa të Shkupit, e drejtuar nga 30-vjeçari S.B, nga fshati Gjinovcë e Krivo Pallankës, e ka goditur këmbësorin 58-vjeçar Xh.R nga Shkupi”.

“Në aksident motoristi ka pësuar lëndime të rënda trupore, ndërsa këmbësori ka pësuar lëndime trupore, të konstatuara në Spitalin e Përgjithshëm të qytetit “Shën Naum Ohri” në Shkup. Është kryer kontroll nga një ekip inspektues i SPB Shkup”, kanë thënë MPB.

Exit mobile version