Site icon Telegrafi

Aksident në Shkup, lëndohen dy kalimtarë rasti

Aksidenti ka ndodhur të hënën në mesditë kur një makinë e tipit Opel Astra ka humbur drejtimin dhe ka goditur semaforin, i cili më pas ka rënë mbi dy kalimtarët, që po respekton sinjalet e komunikacionit.

Sipas portalit press24, bëhet fjalë për burrë e grua, të cilët janë shtrirë për tokë, pasi kanë marrë lëndime të rënda. Dëshmitarët okularë theksuan se gruaja ka marrë lëndime më të rënda.

MPB pritet të jap hollësi mbi aksidentin, ndërsa pritet edhe njoftime mbi gjendjen shëndetësore të dy viktimave. /INA/Telegrafi/

Exit mobile version