Telegrafi

Aksident në Shkup, humb jetën një 78-vjeçare

Një i ri nga Shkupi ka goditur me veturë një grua të moshuar “Gjorçe Petrov” të Shkupit, njoftojnë nga MPB.

Sipas policisë, tragjedia ka ndodhur pasditen e djeshme.

“Me datë 22.05.2023 në ora 12:07 në SPB Shkup është raportuar se në rrugën “Gjorçe Petrov” në Shkup, automjeti “Mercedes” me targa të Shkupit i drejtuar nga R.M.(25) nga f. Gllumovë, Shkup, ka goditur M.N.(78) nga Shkupi”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Pas aksidentit M.N. u dërgua në Klinikën “Nënë Tereza”, ku nga ana e mjekut u konstatua vdekja e saj.

Për ngjarjen është njoftuar Prokurori Publik, ndërsa në vendin e ngjarjes kontroll është bërë nga ekipi i SPB Shkup./Telegrafi/