Telegrafi

Aksident në Shkup, goditet me makinë një 48-vjeçare

Foto: Ilustrim

T.S. 48 vjeçe nga Shkupi ka marrë lëndime të rënda trupore pasi mbrëmë u godit nga një makinë e tipit “Peugeot”, e drejtuar nga M.R. 29 vjeç, gjithashtu nga Shkupi.

Sipas njoftimit të MPB-së, aksidenti është denoncuar në ora 19:50, ndërsa ka ndodhur në rrugën “Luka Gerov”, në Novo Selo.

T.S. është dërguar menjëherë në Spitalin e përgjithshëm “8 shtatori” për trajtim mjekësor.

Ekipi i Sektorit për Punë të Brendshme ka kryer ekspertizë në vendin e aksidentit.