Dje pasdite, në ora 13:00 në SPB Shkup është raportuar se në rrugën “Jordan Mijalkov” në Shkup ka ndodhur një aksident trafiku në mes të automjetit të pasagjerëve “Volkswagen Golf” me targa të Tetovës, i drejtuar nga 57-vjeçari R.S nga Tetova dhe një automjet “Shkoda”, në pronësi të MPB-së.
“Në aksident lëndime trupore ka pësuar zyrtari policor, i cili drejtonte veturën Shkoda, të konstatuara në Kompleksin Klinikë “Nënë Tereza””.
“Kontroll është kryer nga ekipi inspektues i SPB Shkup”, njofton MPB.