Mbrëmë në rrugën 172 në Shkup një polic me veturën e tij zyrtare ka dalë nga rruga.
Nga MPB-ja njoftojnë se polici ka humbur kontrollin mbi automjetin dhe më pas ka ndodhur aksidenti.
Polici ka pësuar lëndime trupore, të konstatuara në Kompleksin klinika “Nënë Tereza”, Shkup./Telegrafi/