Site icon Telegrafi

Aksident në Shkup, automjeti godet një këmbësorë

Një veturë “Mercedes” ka goditur sonte një këmbësor në bulevardin “Boris Trajkovski” në Shkup.

Aksidenti ka ndodhur në afërsi të Cementarës. Dëshmitarët e ngjarjes tregojnë se personi i goditur është dërguar në spital me autoambulancë. Për momentin nuk dihet gjendja e tij shëndetësore e as lloji i lëndimeve, njofton “MakFax”.

Korsia ku ka ndodhur aksidenti është e mbyllur për qarkullim, ndërsa policia ndodhet në vendngjarje. Në pritje është grupi hetimor, i cili do të duhet të përcaktojë shkaqet e aksidentit.

Nga MPB theksojnë detaje për rastin do të jepen pas hetimeve./Telegrafi/

Exit mobile version