Një makinë me të cilën udhëtonin pesë persona, si pasojë e shpejtësisë si dhe humbjes së kontrollit u përplas me një shtyllë tensioni. Në këtë aksident gjeti vdekjen shtetasi T. Pjolli, 18 vjeç dhe u plagosën Armando Gj. 19 vjeç, Anton Gj. 19 vjeç, Gjok P. 19 vjeç si dhe drejtuesi i automjetit Gjok Pepaj 18 vjeç, të cilët u dërguan menjëherë në spitalin e Shkodrës në gjendje të rëndë shëndetësore.
Policia arrestoi drejtuesin e automjetit Gjok Pepaj dhe materialet në ngarkim të tij i kanë kaluar prokurorisë për hetime të mëtejshme, raportoi Ora News./Telegrafi/