Site icon Telegrafi

Aksident në Shkodër, humb jetën 25-vjeçari

Një aksident i rëndë me pasojë vdekje ka ndodhur paraditen e kësaj të marte në aksin Shkodër-Velipojë.

Burime bëjnë me dije se viktimë ka mbetur një shtetas 25-vjeçar, i cili po lëvizte me një motomjet.

25-vjeçari u përplas me një automjet tip Ford Fusion, i cili po dilte nga një gomisteri në rrugën interurbane.

I riu u transportua me urgjencë në spital, por nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra.

I dëmtuari mbeti dhe drejtuesi i automjetit, i cili u dërgua për marrjen e kujdesit të nevojshëm mjekësor në spital.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

“Rreth orës 10:30, në aksin rrugor ‘Shkodër-Velipojë’, automjeti me drejtues shtetasin Rr. Gj., rreth 61 vjeç, banues në fshatin Dajç, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin Xh. M., rreth 25 vjeç, banues në Shkodër”, thuhet në informacionin paraprak të policisë. /Telegrafi/

Exit mobile version