Telegrafi

Aksident në rrugën Tiranë-Elbasan, humb jetën 55-vjeçari

Një aksident i rëndë me pasoja vdekjen e një personi dhe plagosjen e një tjetri ka ndodhur sot në rrugën Tiranë-Elbasan.

Sipas njoftimit të policisë, në aksin rrugor Tiranë–Elbasan, automjeti me drejtues shtetasin E. Q. është përplasur me automjetin me drejtues Sh. K.

Si pasojë e aksidentit, ka humbur jetën shtetasi Sh. K., 55 vjeç dhe është dëmtuar pasagjerja që udhëtonte në automjetin e tij, shtetasja V. K., e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit. /Telegrafi/