Site icon Telegrafi

Aksident në rrugën Tetovë-Shkup, nënë e bijë nga Zhelina rëndë të lënduar (Foto)

Nëna dhe e bija mbeten të plagosur rëndë në aksident që ndodhi sot pasdite në autostradën Tetovë – Shkup.

Siç njofton policia e Tetovës, aksidenti ka ndodhur rreth orës 15:45, tani për tani për arsye të panjohura shoferja 36 vjeçare F.A. nga Zhelina ka humbur kontrollin e makinës së saj Golf dhe goditi gardh e sigurisë, njofton TetovaSot.

 

Në aksident 36 vjeçarja pësoi lëndime të rënda trupore, thyerje në krahun e djathtë, pas ndihmës në Spitalin Klinik të Tetovës ajo është dërguar në klinikat e Shkupit.

Ndërsa vajza e saj 11-vjeçar pësoi frakturë në parakrah të cilës i është ndihma në spitalin e Tetovës./Telegrafi/

Exit mobile version