Telegrafi

Aksident në rrugën Tetovë – Shkup, humb jetën një person nga Gostivari

Foto: Ilustrim

Një person ka humbur jetën në aksidentin që ndodhi mbrëmë në autostradën Tetovë – Shkup.

Aksidenti ka ndodhur në Llaskarcë në orën 17:53, ku automjeti ‘jaguar’ me tabela të Gostivarit, e drejtuar nga N.I (49) nga Çegranit i Gostivarit ka dalë nga rruga.

“Në vendngjarje ka humbur jetën bashkëudhëtari N.Z (53) nga fshati Çegran. Shoferi N.I dhe bashkëudhëtarët A.K.Z dhe B.I janë dërguar në kompleksin klinik “Nëna Terezë””, thonë nga MPB./Telegrafi/