Site icon Telegrafi

Aksident në rrugën Tetovë – Gostivar, humb jetën një 18-vjeçar

Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë njofton se mbrëmë në një aksident trafiku në rrugën Tetovë – Gostivar, ka humbur jetën një 18 vjeçar.

“Mbrëmë (02-tetor) dyzet minuta pas mesnatës në SPB-Tetovë është raportuar se në autostradën Gostivar – Tetovë, në pikë pagesën rrugore Gostivar, një veturë “Seat Ibiza” me targa regjistrimi të Gostivarit e drejtuar nga 18-vjeçari E.Z. nga Çegrani i Gostivarit ka dalë nga rruga dhe ka goditur një shtyllë betoni”.

“Në aksident, E.Z ka pësuar lëndime të rënda trupore të cilat janë konstatuar në Spitalin e Përgjithshëm të Gostivarit “Ferid Murad”, ku u transferua për t’i ofruar ndihmë mjekësore dhe i njëjti rrugës gjatë transferimit për në Kompleksin e Klinikave Nënë Tereza në Shkup iu nënshtrua lëndimeve dhe ka ndërruar jetë”.

“Në vendin e aksidentit, inspektimin e ka kryer prokurori publik dhe një ekip nga Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar. Me urdhër të Prokurorit të Publik, sot (02-tetor) do të kryhet autopsi ndaj trupit të të ndjerit”, thuhet në njoftimin e SPB Tetovë.

Exit mobile version