Mëngjesin e sotëm rreth orës 10:40 minuta në rrugën Strumicë-Vallandovë gjegjësisht në fshatin Kosturino, ku nga nga ky aksident kanë mbetur të lënduar katër persona dhe janë dërguar në spitalin e Strumicës, njoftoi zëdhënësi i Sektorit për Punë të Brendshme në Strumicë, Hrizantema Rendevska.
Nga momenti i aksidentit qarkullimi rrugor në rrugën Strumicë-Vallandovë ishte ndërprerë, ndërkaq nga Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë njoftojnë se qarkullimi për gjatë rrugës Strumicë-Vallandovë tani është normalizuar.
Sipas informacioneve paraprake në aksident kanë marrë pjesë tre automjete, ndërsa hetimi ende vazhdon në vendin e ngjarjes.