MPB njofton se ka ndodhur një aksident në rrugë Strugë-Dibër, në të cilën lëndime të rënda ka pësuar një motoçiklist.
“Më datë 19.05.2024 në ora 21:20 në Drejtorinë e Policisë së Strugës është raportuar se në rrugën rajonale Strugë-Dibër, afër Strugës, një motoçikletë “Kawasaki” me targa të Strugës, e drejtuar nga V.M (26) nga Struga ka dalur nga rruga.
Në aksident motoçiklisti ka pësuar lëndime të rënda, të cilat janë konstatuar në Spitalin e Përgjithshëm në Strugë.
Një ekip nga DPB Strugë ka kryer kontroll në vendin e ngjarjes”, njoftojnë nga MPB./Telegrafi/