Policia e Kosovës njoftoi se mbrëmë në rrugën Skenderaj – Drenas, përkatësisht në fshatin Polac ka ndodhur një aksident trafiku.
Në këtë aksident janë përfshirë dy vetura civile, ndërsa Avni Zahiti, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës bëri të ditur për Telegrafin se si pasojë e aksidentit pesë persona janë lënduar. /Telegrafi/
Foto: Arkiv