SPB Tetovë njofton se ka ndodhur një aksident në rrugën Shkup-Tetovë, në të cilën lëndime ka marrë një person.
“Më datë 20.05.2024 në ora 18:30, në SPB-Tetovë është raportuar se në autostradën Shkup – Tetovë, në afërsi të urës mbi lumin Vardar në Zhelinë të Tetovës, kamioni “Volvo” me shenje kombëtare serbe, i drejtuar nga Z.J. (65) nga Republika e Serbisë, ka dalë nga rruga. Në aksident lëndime të rënda ka pësuar vozitësi, të cilat janë konstatuar në Spitalin klinik të Tetovës”, njoftojnë nga SPB Tetovë.
Me autorizim të prokurorit publik, inspektimin në vendin e ngjarjes e ka kryer ekipi i SPB Tetovë./Telegrafi/