Dje në ora 16:00 në SPB Veles është raportuar se në magjistralen Shkup – Negotinë, në hyrje të fshatit Bashino, automjeti i pasagjerëve “Mercedes” me targa të regjistrimit të Greqisë, i drejtuar nga L.K. (43) nga Gjevgjelia, ka dalë nga rruga.
“Nga aksidenti është lënduar rëndë pasagjerja M.I (73) nga Gjevgjelia, ndërsa L.K. dhe një tjetër pasagjer D.I (79) nga Gjevgjelia, me lëndime trupore janë dërguar në Spitalin e Përgjithshëm në Veles”.
“Inspektim është kryer nga ekipi inspektues nga SPB Veles”, thonë nga MPB.