Një grua rreth moshës 60 vjeçare mbrëmjën e kaluar rreth orës 22:38 ka humbur jetën dhe tre të tjera kanë marrë lëndime trupore si pasojë e një aksidenti në aksin rrugor Selenicë-Vlorë
Sipas informacioneve paraprake, mësohet se automjeti i tipit “Renault” ka dalë nga rruga.
Shkak i aksidentit dyshohet të jetë humbja e kontrollit të automjetit nga drejtuesi.
“Sot, rreth orës 22:38, në aksin rrugor Selenicë-Vlorë, shtetasi S. K., rreth 28 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Opel”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe si pasojë ka dalë nga rruga. Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë shtetasja T. K., rreth 69 vjeçe, pasagjere në këtë automjet. Gjithashtu kanë ngelur të dëmtuar drejtuesi i automjetit si dhe 2 pasagjerët e tjerë, shtetasit A. K., dhe M. K, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me zbardhjen e rrethanave të aksidentit”, thuhet në njoftim. /abcnews.al/Telegrafi/