Site icon Telegrafi

Aksident në rrugën Prishtinë-Podujevë, lëndohen shtatë persona

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 07:30 në rrugën Prishtinë-Podujevë.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë, Agron Borovci. Borovci ka njoftuar se në kë aksident janë përfshirë tri vetura.

“Sot rreth orës 07:30, në rrugën Prishtinë-Podujevë, respektivisht në fshatin Lluzhan, ka ndodhur një aksident trafiku rrugor në mes tri automjeteve. Bazuar në të dhënat fillestare, si pasojë e aksidentit janë lënduar shtatë persona, të cilëve u është ofruar ndihmë mjekësore”, ka deklaruar Borovci.

Ai ka shtuar se njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve që kanë sjellë deri te ky aksident./Telegrafi/

 

 

Exit mobile version