Telegrafi

Aksident në rrugën Prishtinë-Podujevë, lëndohen dy persona

Foto: Ilustrim

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 10:00 në rrugën Prishtinë-Podujevë, ku janë lënduar dy persona.

Zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti ka thënë për Telegrafin se në këtë aksident janë përfshirë tri automjete.

“Rreth orës 10:00 në rrugën Prishtinë-Podujevë, ka ndodhur një aksident trafiku ku të përfshira kanë qenë tri automjete. Në këtë aksident janë lënduar dy persona. Të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor”, ka thënë Ahmeti.

Ahmeti ka bërë të ditur se me rastin po merret njësiti i trafikut. /Telegrafi/