Telegrafi

Aksident në rrugën Prishtinë-Podujevë, dy persona të lënduar

Një aksident komunikacioni ka ndodhur në orët e pasdites në rrugën Prishtinë-Podujevë, në fshatin Sibovc, ku janë lënduar dy persona nga përplasja e një automjeti me një motoçikletë.

Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila ka thënë se në këtë aksident janë lënduar motoçiklisti dhe ngasësi i automjetit.

“Rreth orës 17:00 në rrugën Prishtinë-Podujevë, saktësisht në fshatin Sibovc ka ndodhur një aksident  trafiku mes një automjeti dhe një motoçiklete. Si pasojë e aksidentit janë lënduar motoçiklisti dhe ngasësi i automjetit. Personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësia e trafikut”, ka thënë ajo./Telegrafi/