Tre persona kanë marrë lëndime në një aksident të rëndë komunikacioni që ka ndodhur sot rreth orës 19:35, në eeugën Prishtinë-Pejë, afër Komoranit.
Rastin e ka konfirmuar Daut Hoxha, zëdhënës i Policisë së Kosovës, i cili ka thënë se tre të lënduarit janë dërguar në Qendren Klinike dhe Universitare të Kosovës, njëri prej tyre në gjendje më të rëndë.
Në aksident janë përfshirë tri vetura.
“Rreth orës 19:35, ne rr. Prishtinë -Pejë afër Komoranit është shkaktuar një aksident trafiku rrugor. Në aksident janë të perfshira tri automjete. Tre persona të lënduar njëri prej tyre më rëndë janë percjellur për në QKUK, për trajtim mjekësor, përderisa njësia për menaxhim dhe kontroll të autostradës nga Policia e Kosovës ka dale në vendin e ngjarjes për të hetuar shkaktarin e aksidentit dhe për tu marr me procedurat e nevojshme ligjore”, ka thënë Hoxha.
Hoxha bëri thirrje tek të gjithë vozitësit të respektojnë rregullat e trafikut, për të mos rrezikuar jetën e tyre dhe pjesëmarrësve të tjerë në trafik. /Telegrafi/