Telegrafi

Aksident në rrugën Prishtinë-Pejë, katër persona të lënduar

Katër persona kanë marrë lëndime si pasojë e një aksidenti të komunikacionit që ka ndodhur sot në rrugën Prishtinë-Pejë, në Sllatinë, kur një veturë, pasi e ka goditur një kamionetë, është rrokullisur.

Ngjarjen e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

“Sot rreth orës 18:25 është raportuar një aksident trafiku me lëndime trupore dhe dëme materiale, me ç’rast dyshohet se një automjet si pasojë e mos mbajtjes së distancës ka goditur një kamionetë, ka dalë nga rruga dhe është rrokullisur. Katër persona kanë marrë lëndime trupore dhe janë dërguar për trajtim mjekësor”, ka thënë Hoxha, transmeton Telegrafi.

Hoxha tha se njësitet kompetente policore për menaxhim dhe kontroll në autostradë janë marrë me rastin dhe procedurat e mëtejme ligjore. /Telegrafi/