Tre persona kanë mbetur të lënduar, si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në rrugën Prishtinë-Mitrovicë.
Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin edhe zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
“Tri vetura kanë qenë të përfshira në aksident, dhe dyshohet se tre persona kanë pësuar lëndime. Për detaje tjera njoftoheni me kohë”, ka thënë Zahiti.
Për shkaqet e aksidentit dhe gjendjen e të lënduarve, ende nuk janë dhënë informacione. /Telegrafi/