Sot rreth orës 12:30, në rrugën Prishtinë-Gjilan, saktësisht në fshatin Slivovë, ka ndodhur një aksident trafiku në mes të dy automjeteve.
Sipas policisë së Kosovës, si pasojë e aksidentit, lëndime trupore kanë pësuar tre persona.
“Personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së Kosovës, për rajonin e Prishtinës. /Telegrafi/