Telegrafi

Aksident në rrugën Prishtinë-Gjilan, lëndohen pesë persona

Një aksident trafiku ka ndodhur dje rreth orës 18:24 në rrugën Prishtinë-Gjilan.

Sipas policisë në aksident kanë qenë të përfshira dy automjete. Përveç dëmeve materiale lëndime trupore kanë pësuar pesë persona. Me vendim të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt. /Telegrafi/