Një aksident ka ndodhur rreth orës 19:18 në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë, ku vetura ka goditur një vajzë.
Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë Flora Ahmeti.
“Me datë 15.11.2018 rreth orës 19:18 në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë ka ndodhur një aksident i komunikacionit rrugor në mes të një veture në lëvizje dhe një këmbësoreje. Lëndime trupore ka pësuar këmbësorja femër (2002)”, ka thënë Ahmeti.
Ajo ka shtuar se me rastin po merret njësiti i trafikut. /Telegrafi/