Telegrafi

Aksident në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë, pesë persona të lënduar

Foto: Ilustrim

Pesë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në orët e pasditës në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë.

Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin edhe zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ahmeti ka thënë se në këtë aksident kanë qenë të përfshira tri vetura.

“Aksidenti ka ndodhur në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë, në ora 15:30, në aksident kanë qenë të përfshira dy vetura dhe lëndime kanë pësuar pesë persona. Sipas informacioneve, ata kanë lëndime të lehta”, ka thënë Ahmeti./Telegrafi/