Një aksident trafiku ka ndodhur në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë, ku ka pësuar lëndime një person.
Zëdhënsja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka thënë për Telegrafin se aksidenti ka ndodhur mes dy automjetesh.
“Rreth orës 14:30 kemi marrë informatën për një aksident trafiku në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë, mes dy automjetesh, me ç’rast lëndime të lehta trupore ka pësuar një person. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë ajo./Telegrafi/