Një person është lënduar në një aksident mbrëmë, pasi makina e tipit “Audi” ka dalur nga rruga në aksin Negotinë-Kavadar, në fshatin Marena.
Aksidentin e kanë konfirmuar edhe nga Sektori për Punë të Brendshme në Veles, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Bëhet fjalë për makinën “Audi A3″ me targa të Negotinës e drejtuar nga R.Ç (31) nga Negotina”, tha zëdhënësi i SPB Veles, Veroljub Dodevski.
Shoferi i lënduar është dërguar për kurim në Qendrën Klinike në Shkup./Telegrafi/