Telegrafi

Aksident në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë, lëndohen dy persona

Foto: Ilustrim

Dy persona kanë marrë lëndime trupore si pasojë e një aksidenti i cili ka ndodhur sot rreth orës 14:00 në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë, saktësisht në fshatin Sllatinë.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.

Sipas tij, aksidenti ka ndodhur në mes tri automjeteve.

“Rreth orës 14:00, policia është njoftuar për një aksident trafiku në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë (në fshatin Sllatinë). Njësitet policore kanë dalë në vend-ngjarje, nga aty raportojnë për një aksident në mes tri automjeteve. Si pasojë e aksidentit, deri në këto momente, janë paraqitur dy persona të lënduar. Policia është duke u marrë me matjet dhe këqyrjen e vend-ngjarjes”, ka thënë Krasniqi. /Telegrafi/