Tre persona kanë marrë lëndime trupore si pasoj e një aksidenti i cili ka ndodhur sot rreth orës 12:00 në rrugën Mitrovicë-Prishtinë.
Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
Sipas tij, në aksident janë të përfshirë dy automjete.
“ Një aksident trafiku me të lënduar është shkaktuar rreth orës 12:00, në rrugë nacionale Mitrovicë-Prishtinë, përkatësisht në segmenti rrugorë në fshatin Stanovc. Në aksident janë përfshirë dy automjete, si pasojë e aksidentit dhe lëndimeve të pësuara tre persona kanë kërkuar tretman mjekësor”, ka thënë Zahiti për Telegrafin. /Telegrafi/