Telegrafi

Aksident në rrugën Mitrovicë-Prishtinë, dy të lënduar

Foto: Arkiv

Një aksident trafiku me të lënduar ka ndodhur sot rreth orës 15:00, në rrugën nacionale Mitrovice -Prishtinë, segmenti rrugor fshati Deberllukë.

Lajmin për Kosovapress e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë rajonale në Mitrovicë Avni Zahiti.

“Në aksident ishin të përfshira dy vetura civile, ku si pasojë e lëndimeve të pësuara dy persona kanë kërkuar tretman mjekësor”, tha Zahiti. /Telegrafi/

Foto: Ilustrim