Site icon Telegrafi

Aksident në rrugën Mavrovë-Dibër, humb jetën një person

Një person ka ndërruar jetë në spitalin e Tetovës i cili është sjell me lëndime të mara nga një aksident rrugorë, informojnë nga SPB Tetovë.

Aksidenti ka ndodhur në rrugën rajonale Mavrovë-Dibër në afërsi të vendit “livadhet e manastirit”.

Nuk dihen ende shkaqet e aksidentit rrugorë të shkaktuar nga veturat “Golf” me targa të Shkupit e drejtuar nga S.R. (74) dhe një “mercedesi” me targa të Tetovës e drejtuar nga L.P. (72) nga Pallçishti i Epërm.

Shoferi i veturës “Golf” me lëndime të rënda është transferuar së pari në spitalin e Gostivarit, ndërsa pastaj në spitalin e Tetovës, ku rreth orës 13:00 ka ndërruar jetë./Telegrafi//

Exit mobile version