Një person është lënduar rëndë në përplasjen e dy automjeteve në rrugën rajonale Mavrovë-Dibër.
Aksidenti në komunikacion u paraqit rreth orës 7:45 të mëngjesit. Sipas informacionit fillestar në afërsi të kryqëzimit të rrugës për Strezimir janë përplasur një veturë “Opel Corsa” me targa të Gostivarit e drejtuar nga B.J nga Gostivar dhe një automjet “Volkswagen Kedi” drejtuar nga A. L. (29) nga fshati Prisojnica.
Në aksident lëndime ka marrë B.J. i cili është dërguar në spitalin e Gostivarit.
Në vendin e ngjarjes ekspertizë po bëjnë ekipet policore nga SPB-Tetovë./Telegrafi/