SPB Tetovë njofton se në rrugën Mavrovë-Dibër ka ndodhur një aksident në komunikacion, në të cilën lëndime të rënda ka marrë një 49-vjeçare.
“Më 27.05.2024 në orën 10.50 në DPB-Gostivar është raportuar se në rrugën rajonale Mavrovë-Dibër, pranë livadheve të Senës, një automjet pasagjerësh “Golf” me shenja regjistrimi të Gostivarit, të drejtuar nga T.M.(76) nga Gostivari, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Në aksident lëndime të rënda trupore ka pësuar bashkëudhëtarja L.M. (49) nga Gostivari të konstatuara në Qendrën Urgjente në Gostivar.
Inspektimin në vendin e aksidentit e ka kryer ekipi nga DPB Gostivar”, thuhet në njoftimin e SPB Tetovë./Telegrafi/